Futet me thikë në dorë për të vjedhur argjendarinë, në pranga 35-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Futet me thikë në dorë për të vjedhur argjendarinë, në pranga 35-vjeçari në Durrës

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi ka tentuar që të vjedh një argjendari, duke kërcënuar punonjësen me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, ku në pranga ka rënë shtetasi L.B banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

Por që ai nuk ia ka arritur qëllimit pasi policia ka arritur menjëherë në vendngjarje ku dhe ka bërë të mundur dhe arrestimin e tij.

“Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.”- njofton policia.

Po ashtu është sekuestruar në cilësinë e provës material thika e përdorur nga autori.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat