Mirupafshim ditëve me diell, rikthehen reshjet e shiut

Shqipëria

Mirupafshim ditëve me diell, rikthehen reshjet e shiut

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht prej orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Në momentin e shtimit të vranësirave në zënën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se temperaturat si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës parashikohen me rritje por në orët e mëngjesit në rrugë do të jenë të pranishme ngricat e forta. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-6 m/sek, në bregdet deri në 10-12m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -8 deri 6°C

në zona e ulëta -5 deri 10°C

në zona bregdetare -1 deri 12°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat