Ilir Meta: Lulzim Basha dhe Edi Rama përgjegjës për '21 janarin'

Shqipëria

Ilir Meta: Lulzim Basha dhe Edi Rama përgjegjës për '21 janarin'

Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:08
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta tha se përgjegjësi për 21 janarin kanë Lulzim Basha dhe Edi Rama.

Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm kur u zhvillua protesta e dhunshme e opozitës përpara Kryeministrisë.

Kreu i shtetit deklaroi tha se është informuar paraprakisht që në protestën e paralajmëruar të 21 janarit do të kryheshin vrasje.

“Në mëngjes më bie zilja te shtëpia ku rrija në Bllok. Vjen lajmi nga miqtë e mi të vjetër, nga jashtë. Më thotë vlerësoje këtë situatë se planifikohet se do të bëhen vrasje”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat