I dënuar me 24 vjet burg në Itali për trafik droge e organizatë kriminale arrestohet 48-vjeçari

Shqipëria

I dënuar me 24 vjet burg në Itali për trafik droge e organizatë kriminale arrestohet 48-vjeçari

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi.

Saimir Gjepali, banues në Shijak, ishte dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat