Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ Nis mbledhja e kryesisë së PS, pritet të caktohen emrat e kandidatëve në 6 bashkitë

Shqipëria

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ Nis mbledhja e kryesisë së PS, pritet të caktohen emrat e kandidatëve në 6 bashkitë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Partia Socialiste ka mbledhur këtë të premte kryesinë e partisë, në një kohë që jemi në prag të zgjedhjeve të pjesshme të gjashtë marsit. 

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se në këtë mbledhje do të caktohen kandidatët për 6 marsin. Pritet që të dalin emrat e kandidatëve për zgjedhjet në 6 bashkitë që janë pa kryetar.

Deri më tani, është thënë si e sigurt në media, emri i Emirjana Sakos, kryetare bashkie në detyrë në Bashkinë e Durrësit. 

Po ashtu, është folur edhe për perfekten e Shkodrës, Majlinda Angonin, e cila mund të jetë një prej kandidatëve e pozicionuar përballë emrave të tjerë të opozitës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat