Trafik droge në Itali, shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare, sekuestrohen 2 mln euro pasuri dhe 36 kg marijuanë

Shqipëria

Trafik droge në Itali, shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare, sekuestrohen 2 mln euro pasuri dhe 36 kg marijuanë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Autoritetet italiane kanë goditur dy grupe kriminale shqiptare që merreshin me trafik droge.

Mediat italiane bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 18 persona ndërsa janë sekuestruar pasuri prej një vlere 2 milionë euro.

Në këto pasuri përfshihen makina, pasuri të paluajtshme dhe para cash.

Po ashtu në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 25 kg kokainë dhe 11 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Mësohet se këto dy grupe kriminale merreshin me trafikim droge në territorin e Venetos.

Në hetim janë përfshirë 33 persona të cilët operonin konkretisht në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona ndërsa lidhjet e tyre arrinin deri më Lombardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat