Arrestohet një grup kriminal shqiptar për kultivim dhe shpërndarje narkotikësh

Shqipëria

Arrestohet një grup kriminal shqiptar për kultivim dhe shpërndarje narkotikësh

Më: 29 janar 2022 Në ora: 06:29
Arrestimi

Në Shqipëri, policia arrestoi sot 14 persona në Dibër dhe kryeqytet, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, që prodhonte dhe shiste lëndë narkotike.

Akuzat ndaj grupit kriminal përfshijnë edhe prodhimin dhe mbajtjen e armëve pa leje. 10 nga personat e arrestuar janë me një mbiemër dhe me lidhje familjare mes tyre, ndërsa 4 të tjerë janë bashkëfshatarë të tyre.

Policia shpalli në kërkim edhe një tjetër person si bashkëpunëtor i tyre. Pjesa më e madhe e të arrestuarve banojnë në lagjet periferike pranë kryeqytetit, ndërsa kanë si vendlindje të përbashkët fshatin Lam i Madh në Dibër.

Organizatori i kësaj veprimtarie dyshohet se është ish kryetari i fshatit, Gëzim Koleci, i cili ka përfshirë dy djemtë e tij dhe shumë bashkëfshatarë të tjerë.

Në operacionin për kapjen e tyre morën pjesë një seri strukturash policore të Tiranës, Durrësit, Dibrës, Matit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të kryeqytetit.

Javën e kaluar policia arrestoi 29 persona për kultivim dhe shpërndarje të bimëve narkotike.

Vlerësime kontradiktore jepen në Shqipëri lidhur me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike.

Burime të pavarura flasin për një rënie të kultivimit të cannabis sativa, ndërsa mbetet në nivele të konsiderueshme trafikimi i drogave të tjera, si pjesë e korridoreve të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat