Nis me shi, por do të jetë i thatë. Parashikimi i meteorologëve për muajit shkurt

Shqipëria

Nis me shi, por do të jetë i thatë. Parashikimi i meteorologëve për muajit shkurt

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:11
Ilustrim

Sipas meteorologes Lajda Porja nga Meteoalb: Parashikimi shkurt 2021.

Muaji shkurt do të jetë i thatë, me shumë pak reshje të pranishme. Deri në datë 15, reshje të pakta kryesisht dëbore do të kenë zonat malore.

Pjesa e dytë, e muajit do të jetë sërish relativisht e thatë me prezencë të paktë të reshjeve në javën e fundit. Temperaturat e ajrit në 10 ditëshi-n e parë do të jenë 1.5 deri 2 gradë më të ulëta. Më i ngrohtë do të jetë 10-ditëshi i dytë.

Krahasuar me janarin, shkurti do të jetë shumë afër parametrave klimatike që e karakterizojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat