“Saimiri di shumë për ata lart!”- Artan Hoxha flet për arrestimin e Tahirit

Shqipëria

“Saimiri di shumë për ata lart!”- Artan Hoxha flet për arrestimin e Tahirit

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 19:35
Saimir Tahiri.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar në lidhje me dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një postimi në facebook, Hoxha shkruan se Tahiri besoi se do t’i shpëtonte dënimit, por një gjë e tillë nuk ndodhi pas ai u bë kokë turku.

Sipas gazetarit, Tahiri ka gjithë kohën e nevojshme në burg që të vendosë të rrëfejë të vertetën e tij dhe të nxjerrë informacionet që ai ka si ish-ministër i Brendshëm i vendit.

Postimi i plotë:

Maks Haxhia, avokati i Tahirit: “Visi, çoji dy paketa….”

Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli…

Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje larte..

Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne detyre, Tahiri ka pare shume gjera, ka degjuar shume gjera te tjera, ka rregjistruar dhe administruar shume prova.

Por qe nga mbremja e sotme, Tahiri, me shume se sa te rrefeje te verteten e asaj çfare di, duhet te mendoje t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 ore ne 24, nen kontrollin e ATYRE atje larte…

Ne fund te fundit, hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte.

Tahiri, tashme si “koke turku” ne burg, ka kohen e mjaftueshme per te vendosur se çfare do te beje, do te rrefehet apo do pranoje fatin e tij…

Jeta vazhdon…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat