2021, viti që shtoi dhunën/ Elbasan, qindra gra kërkuan ndihmë për shkak të bashkëshortëve

Shqipëria

2021, viti që shtoi dhunën/ Elbasan, qindra gra kërkuan ndihmë për shkak të bashkëshortëve

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 19:57
Elbasan, qindra gra kërkuan ndihmë për shkak të bashkëshortëve

Pavarësisht punës ndërgjegjësuese kundër dhunës në familje, rastet duket se shtohen vit pas viti.

Viti 2021 ka pasur një numër në rritje të rasteve të dhunës në krahasim me vitin 2020 I cili ishte edhe një vit pandemie dhe izolimi. 807 gra morën shërbim psikologjik pranë Forumit të gruas në Elbasan për vitin 2020 dhe 847 në vitin 2021.

Po ashtu në rritje ishte numri I grave që morën shërbimin ligjor falas apo rastet e rënda që u akomoduan së bashku me fëmijët në strehëz.

Shkaku kryesor për rritjen e rasteve të dhunës në familje sipas psikologëve mbetet mungesa e komunikimit, shoqëria patriarkale në zonat rurale dhe xhelozia. Shkaqet ekonomike duket se nuk janë vendimtare.

Rritja e rasteve të dhunës për pasojë ka shtuar edhe numrin e divorceve duke çuar në një krizë sociale shoqërinë shqiptare. Ndërkohë nisur nga situata Forumi i Gruas veç shërbimit ligjor falas ka shtuar edhe afatin kohor të strehimit të grave të dhunuara së bashku me fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat