Rijetëzimi i objekteve kulturore, BE jep 500 mijë euro për muzeun etnografik në Krujë

Shqipëria

Rijetëzimi i objekteve kulturore, BE jep 500 mijë euro për muzeun etnografik në Krujë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:34
Rijetëzimi i objekteve kulturore, BE jep 500 mijë euro për muzeun etnografik në Krujë

Monumentet e kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019 do të rikuperohen me financime të bashkimit europian dhe qeverisë shqiptare. Nga Kruja, Ambasadori Luigi Soreca tha se veç investimeve për muzeun etnografik do të ketë edhe grante për investimet lokale në ruajtjen e kulturës dhe historisë Shqiptare.

Bashkimi Europian do të investojë në Shqipëri për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit 2019 në monumentet e kulturës

Nga Kruja, ambasadori Luigi Soreca tha se tashmë ka nisur puna për rikonstruksionin e muzeut etnografik, për të cilën janë investuar 500 mijë euro.

"Punimet që do të kryhen për ta bërë këtë Muze më të bukur dhe më tërheqës do të jetë një grant prej 500 mijë eurosh për kulturën. Po kaq e rëndësishme sot është dhe fakti se me anë të këtij programi kam kënaqësinë t'ju njoftoj për çeljen e një prej propozimeve për grantet zhvillimore lokale me shifrën totale 350 mijë euro," tha Soreca.

Por veç investimeve nga BE, edhe Qeveria Shqiptare e ka vënë fokusin te sitet kulturore. Bonusi për rijetëzim do tu japë mundësi të gjithëve që të kthejnë shtëpinë e tyre në një atraksion, duke ruajtur apo rikthyer elementet karakteristike të tyre për turistët.

"Për të transformuar banesat e vjetra dhe shpesh të pabanuara në hapësira të një aktiviteti ekonomik që  do të krijojnë vetëpunësim, punësim dhe ekonomi për familjet," tha Rama.

ministrja e Kulturës Elva Margariti sqaroi se rijetëzimi do të jetë i ndarë në dy skema financimi.

"Skema e parë është apo për mbështetjen e mirëmbajtjes së thjeshtë të fasadave të objektit, në skemën B duam të mbështesim të gjithë ata banorë që duan të rivitalizojnë në shtëpitë e tyre me funksione drejtuar komunitetit," tha Margariti.

Rama dhe Margariti inspektuan edhe punimet për restaurimin e kullës historike të Skënderbeut, pas dëmtimeve nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat