Kishin bërë gati për shitjet dozat e kokainës dhe heroinës, si ranë në pranga 3 të rinj në Elbasan

Shqipëria

Kishin bërë gati për shitjet dozat e kokainës dhe heroinës, si ranë në pranga 3 të rinj në Elbasan

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi u kapën me një sasi heroine dhe kokaine.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E. K., 36 vjeç, E. C., 26 vjeç dhe D. S., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kjo pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf”, më të cilin po udhëtonin këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. C., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kannabis sativa e ndarë në doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat