Basha në një dhomë me belgët, zbardhet roli i një francezi brenda në SPAK!

Shqipëria

Basha në një dhomë me belgët, zbardhet roli i një francezi brenda në SPAK!

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 18:58
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet prej më shumë se një ore në godinën e SPAK, ku po merret në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me 3.4 milionë eurot që u gjetën në makinën tip Toyota Yaris.

Burime bëjnë me dije se bashkë me Bashën janë 22 persona të tjerë që do të merren në pyetje si persona në dijeni për këtë çështje.

Vetëm ditën e sotme, në pyetje janë marrë në pyetje plot 12 persona.

Në dhomën ku po merret në pyetje kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet edhe një përkthyes francez i cili ndihmon në bisedë të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat