PD: Koha e non grata-ve ka mbaruar, nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën

Shqipëria

PD: Koha e non grata-ve ka mbaruar, nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Përmes një reagim në Facebook Partia demokratike shkruan se non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale.

Në reagim thuhet se ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.

PD shton se Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar dhe se sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën.

PD: Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere. Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi.

Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak. Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat