Sherr mes të rinjsh në Elbasan, pas mbërritjes së policisë, ia “fusin” vrapit! Ja dyshimet për ngjarjen

Shqipëria

Sherr mes të rinjsh në Elbasan, pas mbërritjes së policisë, ia “fusin” vrapit! Ja dyshimet për ngjarjen

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Një sherr mes disa të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Vetëm pak momente pasi u mbyllën lokalet, për shkak të orarit të kufizimit, një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Fillimisht ata kanë nisur me ofendime, të cilat më pas kanë degjeneruar në dhunë fizike.

Nga informacionet paraprake nga korrespondenti i Panorama.al, nuk bëhet ende i ditur shkaku i këtij konflikti.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi i të rinjve janë larguar me vrap. Dyshohet se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat