Shembjet te “5 Maji”, Rama: Do merrni bonus qiraje dhe metër për metër aq sa keni pasur në lagjen e re

Shqipëria

Shembjet te “5 Maji”, Rama: Do merrni bonus qiraje dhe metër për metër aq sa keni pasur në lagjen e re

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:41
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në lidhje me shembjet në zonën e “5 Majit në kryeqytet. Rama shprehet se banorët e kësaj zone që i janë shembur shtëpitë do marrin bonusin e qirasë dhe më pas do të përfitojnë metër për metër aq pronë sa kanë pasur

“Nese e keni fjalen per tek 5 maji, atehere jo, nuk ka asnje kontrate fallso, do merrni bonusin e qerase dhe me pas do merrni meter per meter aq sa keni pasur, ne kushte njeqind here me te mira, ne nje lagje te re, me infrastrukture e me sherbime optimale, prandaj durim dhe besim, sepse po te ishim nga ata qe i leme njerezit rrugeve sot do ishin akoma rrugeve mijera familje qe u preken nga termeti, po sic e keni pare po kthehen dita-dites ne shtepi te reja! Koha shume shpejt do t’i provoje te gjitha këto”, shkruan Rama.

Në një tjetër koment Rama thekson se këta banorë do e marrin pronën e tyre në lagjen e re që po ndërtohet. Ai thotë se nuk do lejojnë askënd të vonojë ndërtimin e kompleksit pasi ka shumë familje të tjera që meritojnë një shtëpi, pasi ua shkatërroi tërmeti.

“Ata qe i kane shtepite jo sic them une po sic jane, pa leje, do te marrin meter per meter aq sa kane, me ndertimin e lagjes se re, po lagjen e re do ta ndertojme dhe per kete nuk do lejojme askend te vonoje punen, sepse ka shume familje qe nuk kane zaptuar kurre nje meter toke e meritojne ta kene edhe ato nje shtepi, pasi ua shkaterroi termeti! Dhe e gjitha kjo behet ne zbatim te perpikte te ligjit!”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat