PS: Dy reforma në 6 muaj/ Balla nuk flet për ndryshime në Kushtetutë: E vendosin komisionet

Shqipëria

PS: Dy reforma në 6 muaj/ Balla nuk flet për ndryshime në Kushtetutë: E vendosin komisionet

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 15:30
Taulant Balla

Në të njëjtën ditë, atë të 10 shkurtit, që Partia Demokratike dha votat e saj për zgjatjen e afateve të vetingut, socialistët i thanë po ngritjes së vonuar të dy komisioneve të posaçme, atij të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

Me përcaktimin e bashkëkryetarëve dhe anëtarëve nga PD dhe PS të enjten e seancës parlamentare, dy komisionet bipartizane do të nisin diskutimet. Si për rishikimin e ligjit zgjedhor dhe atij territorial kërkohen ndryshime kushtetuese nga partia e Lulzim Bashës.

Për kodin zgjedhor, ndryshimi i Kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore, për atë territoriale ndryshimi i hartës së pushtetit vendor, me shtimin e bashkive nga 61 që janë sot, deri në 100.

Deri më tani dakordësia mes demokratëve dhe socialistëve është thjesht ngritja e komisioneve. Do të duhet të presim nëse Edi Rama është i gatshëm të pranojë kërkesat e Lulzim Bashës për ndërhyrjet në kushtetutë.

Kësaj pyetje nuk iu përgjigj as Taulant Balla, pasi mblodhi grupin parlamentar të socialistëve, duke ia lënë përgjegjësinë e vendimmarrjes komisioneve përkatëse.

PS do të ketë tetë anëtar në secilën prej komisioneve. Bashkëkryetar i komisionit do të jetë Gjiknuri nga PS. Sot kam diskutuar një diskutim me anëtarët e grupit për përbërjen e komisionit territorial, për ngritjen e këtij komisioni. Ajo që dua të them është që të propozojmë qoftë bashkëkryetarin, qoftë kryetarin tjetër për të filluar punën. Mandati do të jetë 6 mujor dhe besoj se janë të mjaftueshme për të gjitha propozimet. Demokracia është sistemi ku duhet të biem dakord, nëse nuk biem dakord ju e dini zgjidhjen. Nuk dua të paragjykoj asnjë nga puna e këtij komisioni. Ka shumë çështje që duhet të diskutohen.Nuk ka pasur negociata për këto çështje. Është ndërgjegjësimi edhe i deputetëve dhe i grupit parlamentar të grupit më të madh të opozitës. Ne menduam t’i mbështesim.

Thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha për arrestimin e zyrtarëve të tjerë të lartë nga SPAK, për çështjen e inceneratorëve, Taulant Balla e komentoi.

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

Duhet të kuptojmë se askush prej nesh nuk ka të drejtë që të flasë në emër të institucione të drejtësisë. Dhe ju nuk duhet të merreni me listë emrash që merren në hetim apo janë në gjykim.  SPAK ka detyrimin që t‘i përgjigjet Kuvendit të Shqipërisë prej disa vitesh, për disa kallëzime penale, që kam bërë edhe unë. Ka një kallëzim të Kuvendit në ngarkim të Berishës për privatizimin e OSSH-se. Prej disa vitesh dosja ka kaluar te Krimet e Renda, pasi për shkak të subjektit të përfshirë, kjo çështje duhet ë ishte në SPAK. Kam përsëritur thirrjen time dhe duhet të di se çfarë është bërë me atë kallëzim. Është rasti unik kur Kuvendi i Shqipërisë, Komisionet Hetimore kanë përfunduar me raport.

Po aq kryetarit të opozitës i sugjeroi të mos sillet si ati i tij politik, Sali Berisha, me akuza që i kthehen mbrapsht, siç bëri me “Toyota Yaris”.

Prangat e Bashës janë fabul që ai duhet të mbajë përgjegjësi për shumë pisëllëqe që ka bërë me Berishën. Komisioni Hetimor po zhvillon punën e vet dhe duhet të presim raportin përfundimtar dhe besoj që pasi komisioni të ketë hartuar atë raport ta lexojë me vëmendje. Kuvendi i Shqipërisë po ushtron mekanizmat kontrollues, edhe për çështjet e ngritura nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat