“Ministra çupëlina”/ Debat i fortë në parlament, Balluku-deputeteve: Kolegët tanë nuk ju marrin nëpër gojë!

Shqipëria

“Ministra çupëlina”/ Debat i fortë në parlament, Balluku-deputeteve: Kolegët tanë nuk ju marrin nëpër gojë!

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 14:29
Kuvendi i Shqipërisë

Deklarata e deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj se kryeministri Edi Rama ka bërë ministre disa “çupëlina”, ka hapur debat në Kuvend.

Gjithçka nisi nga krahasimi që Balla bëri për Berishën, të cilit i tha se Ramës ai nuk i shkon as deri tek ‘fundbarku i kalit të Skëndërbeut’! Ky krahasim ju duk i padenjë deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj, por nuk zgjati shumë dhe përdori edhe vetë një gjuhë të papërshtatshme për gratë ministre, duke i cilësuar ‘çupëlina’.

Pjesë nga debati: 

Balluku: U bë hera e disatë që vazhdoni merreni me gratë çupëlina apo jo. Kumbaro më tha që keni një vajzë që e keni ekselente dhe është shumë e mirë dhe profesioniste. Si babi i një vajze si e gjeni guximin që çdo herë përdhosni gratë! Unë nuk e ndaj shumë këtë mendimin gratë dhe burrat se kemi ardhur me votë këtu. E vetmja gjë që gjeni është të thoni se ka shumë gra dhe çupëlina, kjo tregon që ne e bëjmë shumë mirë!

Ndjeheni mirë kur dëgjoni kolegët që flasin për gratë me këtë lloj gjuhe? A i thoni ndonjë fjalë kolegut të mos e përsërisë më! Kolegët tanë nuk ju marrin nëpër gojë! Është kthyer në qesharake, është mirë ti mblidhni këto burra dhe ti thoni që nëse munden të merren me ndonjë gjë tjetër!

Xhaferraj: Në kulturën time nuk e kam problem të kërkoj falje dhe ndjesë, por këtu po flas për autoritetin qeverisës! Gjysma e zonjës e kanë filluar për herë të parë me profesionin e ministrit, në këtë kontekst e kisha

Balla: Kuvendi i Shqipërisë përveç rregullores ka edhe një dokument tjetër që ti referohemi sa herë bëjmë gabime të tilla. Në kodin e sjelljes ka një parashikim që lidhet me çdo formë të ngacmimit me bazë seksuale! Mund të merrem edhe me ju burrat e prekur, por mendoj që Xhaferraj e nise ta belbëzosh ndjesën çoje deri në fund. Zonjat e parlamentit kanë një aleancë dhe e humb vlerën nëse nuk kalon përtej kufijve dhe gardheve politike. Do ftoja koleget e PD ta detyrojnë Xhaferrajn.

Xhaferaj: Nuk kam pse kërkoj ndjesë kur flas për autoritetin dhe profesionalizimin që ka figura e ministrat. Nuk mendoj se të ndihmoj në ngritjen që të ka bërë zoti Rama.

Balluku: Xhaferraj keni në grupin tuaj Andian, kam një pyetje, dinjiteti vjen me moshën apo është edhe ekziston. TË mos bëjmë lojëra fjalësh. Ju e kuptoni shumë mirë se për çfarë po flasim dhe se di si ndihet që kolegët përbuzin femrën dhe moshën! U bo bozë kjo historia e grave të qeverisë! Nuk po dimë më çfarë etiketimesh po marrim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat