U mor në pyetje për incineratorët, gazetarja: Subashi doli nga dera e pasme e SPAK

Shqipëria

U mor në pyetje për incineratorët, gazetarja: Subashi doli nga dera e pasme e SPAK

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 20:21
Keti Banushi

Kryetari i bashkisë së Fierit është marrë në pyetje nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion për nënshkrimin e kontratës së incineratorit me vlerë 28 milionë euro, ditën e djeshme,  18 shkurt 2022.

Gazetarja Keti Banushi, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, është shprehur se Kryebashkiaku i Fierit ditën e djeshme nuk doli nga dera që hyri, por nga dera e pasme e SPAK.

Keti Banushi: Mund të konsiderohet fshehje fakti që Kryebashkiaku i Fierit nuk u nxor nga dera ku ishte future por u nxor nga dera e pasme e Prokurorisë dhe kjo acaroi mediat pasi ne e prisnim në një deklaratë. Po e prisnim që prej 5 orësh. Por as andej s’na shpëtoi dot.

I pyetur në lidhje me dosjen e Gërdecit, Banushi tha se nuk dihen nëse ka veprime të reja.

Keti Banushi: Nuk është bërë asnjë veprim për dosjen e Gërdecit, presim që prokurori i çështjes të veprojë.  Nuk e di ça veprimesh po kryhen, por s;’na është bërë me dije nëse ka prova të reja. Por pritet që të merren persona të tjerë në pyetje.

Ndërsa përsa i përket 21 janarit, ajo tha se hetimet mund të hapen sërish vetëm nëse gjendet autorit i vrasjes së një protestuesi që vdiq në Turqi.

Keti Banushi: E vetmja provë që mund të hap hetimet është gjetja e autorit të vrasjes së njërit nga protestuesit që vdiq në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat