Gazetarja shqiptare në Kiev: Zelenskiy kërkon takim me Rusinë, megjithëse raporti ushtarak është i pabarabartë, ukrainasit janë gati të luftojnë

Shqipëria

Gazetarja shqiptare në Kiev: Zelenskiy kërkon takim me Rusinë, megjithëse raporti ushtarak është i pabarabartë, ukrainasit janë gati të luftojnë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 19:51
Linda Karadaku

Teksa gjendja në Ukrainë është mjaftë e tensionuar pasi është paralajmëruar për një pushtim të mundshëm nga Rusia, gazetarja e ABC, Linda Karadaku ka raportuar në edicionin e lajmeve se aktualisht situata është e qetë, megjithatë pasoja që po shkakton kriza me Rusinë po ndjehen shumë sidomos në ekonominë e qytetarëve.

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i është bashkuar thirrjeve të liderëve perëndimorë që Rusia të shtensionojë situatën, pas grumbullimit të mbi 150,000 trupave përgjatë kufijve të Ukrainës, që ka rritur frikën se Moska po përgatitet ta pushtojë fqinjin e saj. Zelenskiy tha në Konferencën për Siguri të Mynihut se Ukraina do ta mbrojë tokën e saj me apo pa ndihmën e partnerëve.

Gazetarja e ABC, Linda Karadaku u shpreh se Zelenskiy ka bërë thirrje për mbledhje tre palëshe, mes OSBE, Ukrainës dhe Rusisë për të gjetur një zgjidhje.

“Bëhet fjalë për një komision tre palësh nga Zelenskiy Komisioni trepalësh është një mekanizëm i krijuar kur filloi kriza. Bëjnë pjesë Rusia Ukraina dhe OSBE. OSBE ka mision vëzhgues. Edhe është bërë faktor i rëndësishëm. Zelenskiy po kërkon çdo mjet të mundshëm për të folur me Rusinë dhe për të gjetur diplomaci. Kërkoi edhe takim me Putin por nuk pati përgjigje nga Moska. Edhe BE dhe SHBA kanë intesifikuar përpjekjet për zgjidhje. Edhe Blinken kërkoi të ketë takim, me kusht që Rusia të mos e sulmoi Ukrainën. Të gjithë përpjekje janë në një pikë të mos sulmohet dhe pushtohet Ukraina. Është e qartë që ka një tension dhe njerëzit po përpiqen të ruajnë qetësinë. Se askush nuk mund të thuhet se çfarë do ndodhë dhe cili do jetë rezultati; Rusët janë shumë afër kufirit dhe gati për luftë. Është e qartë situata.” tha gazetarja.

Duke krahasuar dy ushtritë, gazetarja Linda Karadaku është shprehur se është e pamundur që ukrainasit të përballen në front me Rusinë, për shkak se Putin ka sjellë në kufi thuajse të gjithë ushtrinë.

“Ushtria ukrainase e ruan kufirin ajo e ruan kufirin dhe jo policia. Ushtria ukrainase mund të mbledh 600 mijë ushtarë. Që do ishte profesioniste, garda, rezervistët dhe gjithçka që kanë. Pro Rusia ka sjellë në kufi raport të pa barabartë. Është e pamundur të përballesh në mënyrë frontale. Por nga ana tjetër urkainasit janë shprehur që do luftojnë. Do ketë kundërpërgjigje nga Ukraina. Janë plane ushtarake që është vështirë të gjesh zyrtarë të lartë që të flasin. Zelenskiy i e tha se u ndihmua apo jo Ukraina do luftojë për të mbrojtur veten. Kanë ndodhur dy procese. Se Ukrainës po i jepet tonelata armatime. Vendet fqinjë të Ukrainës, Si Polonia dhe Rumania, por bëhen gati nga NATO që ky krah të përforcohet për çdo situatë.” tha Linda Karadaku.Por si duket situata tek njerëzit në Ukrainë?

“Me një fjalë ata kanë thënë se presin të shikojnë çdo ndodhë. Ata që kanë financa për të ikur do e bëjnë ata të tjerët, do jenë këtu. Nga bisedat thuhet se vetëm 10% e hotelit janë aty. Ekonomikisht Ukraina po e ndjen atë që po sjellë kjo situatë. Është kombinim i rrezikut të sigurisë bashkë me atë ekonomik. Se njerëzit nuk shqetësohen vetëm për luftën por edhe për ushqimin.” tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat