​Elbasan, 49-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë

Shqipëria

​Elbasan, 49-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Një 49-vjecar, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.

Dyshohet se viktima Ilir Dauti ka humbur jetën nga shkaqe natyrore ditë më parë.

Kanë qenë fqinjët që të shqetësuar nga era e rëndë që vinte nga apartamenti i katit të parë, kanë njoftuar bashkinë e Elbasanit.

Pas disa lajmërimeve, këtë të hënë ekipet e bashkisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur trupin e 49-vjeçarit.

Nga hetimet paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat