Mesazhi i Biden shpërndahet nga Ambasada amerikane në Tiranë

Shqipëria

Mesazhi i Biden shpërndahet nga Ambasada amerikane në Tiranë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 09:56
Joe Biden

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Presidentit Joe Biden.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka përzgjedhur mesazhin ku Biden thotë se aktivizimi nga NATO i planeve të përgjigjes, “do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë”.

“Brenda pak orëve pasi Rusia nisi sulmin e saj, NATO u mblodh dhe autorizoi aktivizimin e planeve të përgjigjes.

Kjo do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s në kufijtë lindorë të Europës”, ka theksuar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat