PD: Rama i ka dorëzuar Shkodrën Tom Doshit, duke poshtëruar socialistët dhe shkodranët

Shqipëria

PD: Rama i ka dorëzuar Shkodrën Tom Doshit, duke poshtëruar socialistët dhe shkodranët

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:19
Edi Rama

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Ina Zhupa, ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama se i ka dorëzuar qytetin e Shkodrës Tom Doshi.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa shprehet se Rama ka poshtëruar socialistët dhe qytetarët shkodranë, dhe se i duhen kriminelë të korruptuar në mënyrë që ai të vazhdojë vjedhjen në Shqipëri.

Deklarata e zëdhënëses Ina Zhupa:

Edi Rama i ka dorëzuar Shkodrën Tom Doshit, duke poshtëruar socialistët dhe shkodranët. I zhytur në korrupsion siç u tregua dhe nga afera e inceneratorëve, Ramës i duhen sot kriminelë e të korruptuar për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë. Pazari i rradhës Rama -Doshi u mbyll ne rezidencën qeveritare. Doshi blen votat për Ramën dhe Rama i dorëzon oushtetin në Shkodër, Doshit.

Efektet shihen. Pasi emëroi kandidaten për kryebashkiake në Shkodër, Tom Doshi rikthen në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit. Riemërimi i tij në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Serdar Hoxha i besuari i Tom Doshit, ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale. Gjate zgjedhjeve te përgjithshme ishte kandidati i Tom Doshit. Tom Doshi, njeriu që vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës, emëron persona të inkriminuar për të përfituar vota.

Aleanca e Edi Ramës me Tom Doshin  edhe pas shpalljes së tij non grata nga SHBA, nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave ashtu siç bëri në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit, me të njëjtën skemë po vepron dhe sot së bashku me non gratën tjetër.

Emërimi i njerëzve të Tom Doshit  tregon se vota e socialistëve përdoret për pushtetin e Tom Doshit.  Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT, apo do të refuzojnë non gratat.

Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI dhe Ilir Metes që ta përdorë për hallet e tij. Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e Doshit e Metës apo birin e tyre Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave? Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban Doshin dhe Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat