Votime në dëborë/ Nuk pranohet zhvendosja e kutive nga zonat e thella të qytetit të Shkodrës

Shqipëria

Votime në dëborë/ Nuk pranohet zhvendosja e kutive nga zonat e thella të qytetit të Shkodrës

Më: 5 mars 2022 Në ora: 19:50
Kreu i KQZ

Zgjedhjet në temperaturë dimri nuk e ftohën dot debatin e nxehtë mes “Shtëpisë së Lirisë” dhe Partisë Demokratike në KQZ.

Në orët e fundit të sprintit elektoral palët ngritën pretendime për manipulim të procesit. Sherri mes të djathtëve bëhet për bastionin demokrat të veriut  ku kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi kërkoi spostimin e 11 qendrave te votimit, ndërsa PD kundërshtoi.

“Voltana Ademi është palë ka dalë hapur kandidatit te Berishës. Ky është minim  i procesit”, tha juristi Marash Logu.

“Po mohoni të drejtën e votës mijëra votuesve”, tha juristi i LSI-së, Altin Kazizaj.

Pas verifikimit në terren, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili kishte rrëzuar transferimin e qendrave të votimit doli në një vendimmarrje të dytë dhe pranoi pjesërisht kërkesën duke i hapur rrugë zhvendosjes  sipas parashikimeve të kodit  zgjedhor vetëm te 5 qendrave të votimit.

Demokratët e vijuan betejën në KAS, i cili rrëzoi vendimmarrjen e Komisionit, duke mos ndryshuar vendndodhjen e  5 qendrave të votimit të Shalës, e cila është zbardhur nga dëbora. Edhe këtë të shtunë situata me motin është përkeqësuar duke vështirësuar punën për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat