​KQZ: Deri në 18:00 kanë votuar 29.57% e zgjedhësve

Shqipëria

​KQZ: Deri në 18:00 kanë votuar 29.57% e zgjedhësve

Më: 6 mars 2022 Në ora: 19:08
Ilustrim

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme për kryetar të 6 bashkive në Shqipëri deri në orën 18:00 është 29.57 për qind.

Sipas faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këto të dhëna vijnë nga raportimi i 679 nga 942 QV në total.

Deri në orën 18:00 kanë votuar 141.771 votues nga 479.497 zgjedhës në listën e QV të raportuara.

Sa i përket bashkive, në Dibër kanë votuar 42.51% e zgjedhësve, Durrës 25.36%, Lushnjë 35.57%, Shkodër 27.22%, Rrogozhinë 29.24% dhe në bashkinë Vorë kanë votuar 39.23% e zgjedhësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat