8 Marsi në Shqipëri/ Protestë për të kërkuar të drejtat dhe mesazhe kundër dhunës

Shqipëria

8 Marsi në Shqipëri/ Protestë për të kërkuar të drejtat dhe mesazhe kundër dhunës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:05
Protestë për 8 Marsi në Shqipëri

Gratë dhe vajzat në të gjithë botën më ”8 Mars” përpiqen të japin mesazhe në mënyra të ndryshme për brazinë gjinore, kundër dhunës, shkollimit apo karrierës.

Instalacioni  “Këpucët e kuqe” e artistes meksikane Elina është pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në  Tiranë.

Këpucët janë një formë për të paraqitur mungesën e viktimave, ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e derdhur .

Studentet e fakultetit të Shkencave sociale po marshojnë këtë 8 Mars drejt Ministrisë së Arsimit. Ato kërkojnë barazi gjinore. “Tetë orë në këmbë, student dhe punëtor. A të fle gjumë, at shkoj në shkollë”, është një nga thirrjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat