Meta me thirrjen e fortë: Të ndalet menjëherë rritja abuzive e çmimit të karburanteve

Shqipëria

Meta me thirrjen e fortë: Të ndalet menjëherë rritja abuzive e çmimit të karburanteve

Më: 9 mars 2022 Në ora: 12:28
Ilir Met

Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të ndalet menjëherë abuzimi, siç e quan ai, në rritjen e çmimit të karburanteve.

Ai shkruan se ukrainasit, të cilët ndodhen në luftë, e blejnë naftën 1 euro/litër, kurse shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.

“Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme”, thekson Meta.

Postimi i Ilir Metës: 

Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:
Në Slloveni 1.75 USD/litër
Në Kroaci 1.65 USD/litër
Në Rumani 1.6 USD/litër
Në Serbi 1.57 USD/litër
Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat