Në Lezhë shfaqet vuajtja e grave dhe vajzave në Afganistan

Shqipëria

Në Lezhë shfaqet vuajtja e grave dhe vajzave në Afganistan

Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:25
Në Lezhë shfaqet vuajtja e grave dhe vajzave në Afganistan

Në Lezhë është mbajtur një aktivitet nga grupet afgane ku gra dhe vajza atje kanë shfaqur vuajtjet nën regjimin e talibanëve. Regjimi i Talibanëve në Afganistan i instaluar atje në gusht të 2021 shënjestroi rëndë gratë dhe vajzat e këtij vendi.

"Refleksioni në përkujtim te miliona grave, që vijojnë të jenë pa rruge zgjidhje nën pushtetin e talibanëve".

Kjo ishte tema e aktivitetit të organizuar në Lezhë nga Komuniteti Afgan i vendosur në Shëngjin, duke sjellë në kujtesë vuajtjet dhe vështirësitë që vazhdojnë të përballen bashkëkombëset e tyre që ndodhen ende në Afganistan.

Gratë dhe vajzat atje nuk u lejohet të kërkojnë të drejta ndërsa lufta thelloi edhe më tej [padrejtësitë ndaj tyre.

"Kjo ditë është shumë e rëndësishme, sidomos për këta gra nga Afganistani të cilët pikërisht po luftojnë dhe janë largu nga vendi i tyre, pasi nuk kanë rënë dakord me rregullat që janë vendosur. Kanë vuajtuar shumë dhe kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Jemi në fazën ku ekziston barazia nëse je e grua e do të festosh, apo nëse do vazhdosh të protestosh për të drejtat"

Këshilltarja e Bashkisë Lezhë Klaudia Ndreshaj tha se këto gra duhen të jenë shembull për gratë dhe vajzat shqiptarë.

Në këtë aktivitet u fol dhe për rolin dhe emancipimin e gruas afgane dhe vlerat qe ato mbartin për shoqërinë atje teksa vendi ndodhen nën udhëheqjen e ashpër të grupeve talibane që rrëzuan pushtetin përmes luftës në gusht të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat