Berisha për incineratorët: Sharra filloi të presë florinj për Edi Ramën dhe kompaninë e Veliaj me emrin Gugalle

Shqipëria

Berisha për incineratorët: Sharra filloi të presë florinj për Edi Ramën dhe kompaninë e Veliaj me emrin Gugalle

Më: 10 mars 2022 Në ora: 23:13
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, duke folur në Kuvend tha se të dy raportet e Komisionit Hetimor faktojnë vjedhjen e pamohueshme të qeverisë me djegësit e mbetjeve.

Sipas Berishës akuzat që janë ngritur ndaj Kokës janë të përshtatshme edhe për Ramën, Agaçin, Ahmetaj, Gjiknuri dhe kryebashkiakun e Tioranës Veliaj.

 

Berisha: Sot u paraqitën dy raporte në lidhje me aferën më të madhe të dokumentuar deri sot, afera e incineratorëve. Të dy raportet faktojnë vjedhjet e pamohueshme, njëra prej raporteve të 420 mln eurove, raporti tjetër pohon se nuk bëhet fjalë për 420 mln por 100 mln euro dhe kjo u duket pak.Ku janë 420 mln euro, thonë. Në Tiranë është vjedh më me stil, që nuk ka asnjë incinerator është e sigurt. Fusha e Sharrës një ndërmarrje publike ku prej 25 vitesh depozitoheshin plehrat gdhin një mëngjes nga kompani publike në kompani Gugalle e Erion Veliaj.

Këtu fillon vjedhja e të gjithë qytetarëve të qarkut të Tiranës dhe Durrësit. Tani fillon gjoba, fillon Sharra të presë florinj për Edi Ramën.Çdo ton mbetje dhe zhavorr do të depozitohej në Sharrë duke i paguar kompanisë Veliaj me emrin Gugalle 28 euro për ton, do të ndërtohej me 128 mln euro djegësi duke paguar si për djegësin kur ato kompostoheshin dhe nuk digjeshin 28 euro për ton. Kemi të bëjmë me një skemë klasike vjedhjeje. Aktakuza e ngritur ndaj Lefter Kokës, hajdutit të dobishëm, është 100% e përshtatshme për kreun e Meduzës, Ëngjell Agaçin, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin dhe Erion Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat