Berisha u përgjigjet mbështetësve të Bashës që i kërkojnë largimin nga PD: Do tu lëmë blofin në dorë

Shqipëria

Berisha u përgjigjet mbështetësve të Bashës që i kërkojnë largimin nga PD: Do tu lëmë blofin në dorë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 10:32
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar për herë të parë kërkesën e disa deputetëve dhe kryetarëve të degëve të PD për mënjanimin e tij dhe Bashës nga PD si zgjidhje për të bashkuar demokratët.

Duke e konsideruar një përpjekje të stisur, ai tha se atyre që tentojnë të përballin votën e lirë me blofin do tu lënë në dorë këtë të fundit.

"Nuk po mbroj asgjë tjetër veç votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur për një përballje mes votës së lirë dhe blofit por atyre që e  bëjnë këtë do tu lëmë blofin në dorë".

Ndërkaq pyetjes së a do të jetë kjo pranvera e bashkimit në PD, ai ju përgjigj:

"Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj dhe mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve rreth votës së lirë dhe idealeve të tyre të lirisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat