Thyen çmimin e Bordit, Rama: Janë kapur dy karburante, gjobë maksimale

Shqipëria

Thyen çmimin e Bordit, Rama: Janë kapur dy karburante, gjobë maksimale

Më: 19 mars 2022 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Më 11 mars, teksa tha se çmimet e karburantit do të miratohen nga bordi kombëtar i furnizimit, kryeministri Rama paralajmëroi se kush shkel rregullin do të humbasë pikën e karburantit.

Ditën e sotme, përmes një postimi në Fasebook, Rama bën me dije se janë kapur 2 pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Rama bën me dije se këto dy subjekte janë gjobitur me maksimumin ligjor, por duke filluar nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre çmimin.

Rama: Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit????

Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat