“Duhet ta qepësh!”, Braçe i drejtohet ashpër Berishës në Kuvend

Shqipëria

“Duhet ta qepësh!”, Braçe i drejtohet ashpër Berishës në Kuvend

Më: 24 mars 2022 Në ora: 13:25
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar në mënyrë të ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shprehur se ai e vuri TVSH-në apo taksën e karbonit.

Ai propozoi se dduhet të kontrollohen kompanitë që tregtojnë produktet, pasi po abuzojnë me qytetarët.

“Duhet t’a qepësh për gjërat që i ke bërë vetë! Nuk jemi në gjendje të paguajmë koston për liri, veç pasojave të Vladimir Putin. Kriza jonë ka edhe një kat më sipër, krizë që vjen nga tregjet ndërkombëtare, por edhe abuzimi që vjen këtu brenda. Tre gjëra duhen të thuash të vërtetën, fjala bie,l dëgjova më parë se kemi TVSH të reduktuar për produktet plehëruese, ne vendosëm TVSH për produktet plehëruese.

Të vendosësh transparencën në tregje, çmimet e energjisë, njerëzit kanë të drejtë të dinë se me sa hyn nafta në territorin e Shqipërisë, sa ka shpenzim të kompanive. 87 lek vjen kilogrami i uresë, më poshtë i nitratit dhe nuk besoj se norma e fitimit është 2%. Është mashtrim, zhvatje! Çfarë ndodhi me bitumin që nga 6 milekë vajti 10 mijë lekë. Të demokratizosh ekonominë është jetike, ato shoqata që janë si kartele në treg të vendit. Çmimet nuk i vendos as populizmi as i rrugës as i politikës. TVSh-në, taksën e karbonit e vuri Sali Berisha”, tha Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat