Kush është viktima e zjarrit në komisariat, ishte arrestuar ditën e sotme

Shqipëria

Kush është viktima e zjarrit në komisariat, ishte arrestuar ditën e sotme

Më: 26 mars 2022 Në ora: 23:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Arben Mici mbeti viktimë si pasojë e flakëve që pushtuan Komisariatin e Kamzës mbrëmjen e kësaj të shtune. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se ai ishte arrestuar ditën e sotme për dhunë në familje.

Mici u dërgua në spital, por plagët ishin të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë.

Si pasojë e flakëve në komisariat janë lënduar edhe dy persona të tjerë, një i ndaluar dhe një polic. Burime për Klan News kanë thënë se polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur tek dhoma e personave që mbahen të ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat