Procesi i Këshillimit Kombëtar mbyllet më 31 mars

Shqipëria

Procesi i Këshillimit Kombëtar mbyllet më 31 mars

Më: 28 mars 2022 Në ora: 16:24
Procesi i Këshillimit Kombëtar

Mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar më 31 mars .

Sipas kryeministrit Edi Rama, që prej muajit janar 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit.

Njoftimi i plotë:

Më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, ku prej muajit janar përtej të gjitha pritshmërive, 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit tonë.

Kush ende nuk është përfshirë ka të gjithë mirëkuptimin tonë dhe në çdo rast, ka edhe disa ditë që të mundet t’i bashkohet nismës për të dhënë opinionet e veta, përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo duke kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat