Rama publikon projektin 3D të Sheshit të Flamurit, 'thumbon' protestuesit: Jo vetëm terminal për foltorexhinjtë

Shqipëria

Rama publikon projektin 3D të Sheshit të Flamurit, 'thumbon' protestuesit: Jo vetëm terminal për foltorexhinjtë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 09:51
Postimi i Edi Rames

Kryeministri Rama ka publikuar planin 3D se si do të duket sheshi i Flamurit në Vlorë pas përfundimit të punimeve. Ai ka thumbuar edhe protestuesit  të cilët shprehen se ky projekt nuk duhet të realizohet pasi do të shkatërrojë historinë e qytetit.

Rama: Sheshi i Ri të Flamuritdo t'i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me "tempullin" hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobuzësh për foltorexhinjtë jo) dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social - kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të "tempullit" hijezues, ju uroj një ditë të mbarë.

Ditën e djeshme, 7 prill shoqëria civile doli sërish në mbrojtje të sheshit të Flamurit në Vlorë. Në shesh u mblodhën qytetarë nga Tirana, Berati, Shkodra, Lezha deri edhe nga Kosova. Arsyeja pse protestojnë është projekti i rikonstruksionit total të sheshit të Flamurit që sipas protestuesve humbet identitetin kombëtar.

Monumenti i sheshit të Flamurit sipas tyre është vendosur në të njëjtën lartësi si të gjithë monumentet e tjera kur duhet të ishte më i lartësuar. Kundërshtimi më i madh është heqja e katër topave nga sheshi që simbolizojnë bashkimin e katër vilajeteve shqiptare të ndërtuara gjatë regjimit fashist në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat