Transporti drejt bllokimit, shoqata: Kompensimi s’erdhi, do ulim mjetet në qarkullim

Shqipëria

Transporti drejt bllokimit, shoqata: Kompensimi s’erdhi, do ulim mjetet në qarkullim

Më: 9 prill 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Gati një muaj më parë qeveria tha se do të mbështeste sektorin e transportit me 5 milionë dollarë për të mos rritur çmimin e biletave, por ende ka mbetur një deklaratë në letër.

Përfaqësuesit e shoqatës së transportit deklarojnë se çdo vonesë në miratimin e vendimit këtë periudhë krize dëmton më tej sektorin, që ende vuan pasojat e pandemisë.

“Në momentin që do të vonojë kompensimi ne nuk jemi në gjendje t’ia dalim. Nga 2 autobusë sot, nesër do nxjerrim 1″, tha Dashnor Memaj nga Shoqata e Transportit.

Nëse situata vështirësohet më tej çmimet e karburanteve qëndrojnë të larta,  operatorët e transportit shtojnë se do t’i drejtohen qeverisë me kërkesat e vjetra.

“Ne do t’i rikthehemi te pikat ekonomike që ne kemi kërkuar prej kohësh: ulja e pragut të TVSH-së në shitje, rimbursimi i akcizës dhe taksës së qarkullimit dhe rimbursimi i kategorive që udhëtojnë falas”, shtoi më tej ai.

Në propozimin e saj në kuadër të paketës së rezistencës sociale, qeveria parashikonte që të mbulonte 100 lekë për litër karburant për sektorin e transportit publik, për atë qytetas dhe ndërqytetës, ku një pjesë e këtyre të fundit kanë shtrenjtuar së fundmi çmimin e biletave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat