Kongresi i PS, Veliaj: Fitorja spektakolare në Vorë e Rrogozhinë, mesazh për zgjedhjet e ardhshme

Shqipëria

Kongresi i PS, Veliaj: Fitorja spektakolare në Vorë e Rrogozhinë, mesazh për zgjedhjet e ardhshme

Më: 9 prill 2022 Në ora: 18:07
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste e ka nisur me një falenderim për të gjithë ata që kontribuuan në fitoren e kësaj force politike në të dy bashkitë e qarkut më të madh në vend, Vorë dhe Rrgozhinë, në zgjedhjet e 6 Marsit.

Ai tha se mesazhi që vjen nga qytetet të cilat kanë votuar historikisht djathtas, duhet të shërbejë edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore të Partisë Socialiste.

“Dua ta nis me një falenderim të jashtëzakonshëm për të gjithë kolegët e mi, gjithë bashkëluftëtarët në Rrogozhinë e në Vorë: Në zgjedhjet e 6 Marsit ne patëm një rezultat spektakolar, 60% dhe 70%, respektivisht në dy zona të vështira, dy zona që më parë nuk i kishim e ku donim të tregonim që me punë e me kontakt konstant derë më derë, duke qenë të përulur me atë që kanë nevojë komunitetet mund të kthenim disa nga zonat të cilat më parë kanë qenë tabu, fjala vjen në Vorë, 20 vjet ne nuk kishim administrimin me votë konkurrente në bashki, ia dolëm, kështu që ju falenderoj të gjithëve me zemër! U jam mirënjohës për këtë kontribut të jashtëzakonshëm! Besoj që në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme mesazhi që na erdhi nga Vora e Rrogozhina duhet të kumbojë fort në veshin e secilit prej nesh,” u shpreh Veliaj.

Veliaj propozoi një Kongres të autoriteteve vendore për një mirëplanifkim dhe zhvillim të qyteteve.

“Në një vokacion tjetër si kryetar i Bashkisë së Tiranës gjykoj se ka ardhur koha t’i kërkoj Kongresit të Partisë që duhet patjetër një Kongres për autoritetet vendore. Tirana është rritur vitin që kaloi me 32 mijë banorë, pra metaforikisht me një Pogradec, një Sarandë dhe një Kukës. Po 32 mijë banorë janë dhe 10 mijë apartamente në Tiranë që do të thotë se kur plas ajo historia për ndërtimet këta banorë ku do jetojnë, se ne e kishim një skemë ku nuk bëhej planifikim në Tiranë dhe të gjithë ndërtonin pa leje. 32 mijë banorë janë gjithashtu dhe 10 mijë makina. Po këto 10 mijë makina ku do kalojnë dhe unë gjykoj se ka ardhur koha që para zgjedhjeve të tjera vendore ne të kemi një reflektim të madh,” deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj tha se duhet një strategji për qytete të qëndrueshme si një mënyrë për të frenuar edhe “hemoragjinë” nga qytete të vogla të vendit.

“Ne kemi parë në qytetet ku autoritetet vendore kanë pasur fokus në urbanizim si Korca, qartazi kjo hemoragji drejt Tiranës ka qenë më e amortizuar, ndërkohë që nga disa zona të tjera ne kemi një transferim të shfrenuar. Nëse do vazhdojmë kështu ne do jetojmë të gjithë në të njëjtin qytet. Kjo është e paqësndrueshme, sidomos për zonat periferike të vendit. Sot njerëzit kanë të drejtë të lëvizin por duhet të shikojmë një mënyrë që njerëzit të mund të krijojnë një jetë dinjitoze në qytetet e tyre pa pasur gysmën e popullsisë, nëse vazhdon ky trend, brenda gjeneratës tonë vetëm në një qytet që është Tirana,” argumentoi ai.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë vlerësoi edhe unifikimin në një Shoqatë të Bashkive si një hap për të lënë pas ndasitë e vjetra të cilat pengonin bashkëpunimin në interes të komuniteteve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat