Veliaj e akuzoi se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve/ Meta: Zogu i Tiranës lëshoi shpifje të ulëta

Shqipëria

Veliaj e akuzoi se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve/ Meta: Zogu i Tiranës lëshoi shpifje të ulëta

Më: 9 prill 2022 Në ora: 19:26
Ilir Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta ka të dalë në një konferencë me mediat, ku ka reaguar ndaj akuzave që kryebashkiaku i Tiranës Veliaj hodhi gjatë tij në Kongresin e Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit e cilësoi Veliajn si “zogu i Tiranës” që sipas tij lëshoi sot shpifje të uëlta ndaj presidentit.

“Duhet t’i takonte Kongresit të Partisë Socialiste, forcës qeverisëse të vendit. Në respekt të detyrimeve dhe transparencës ndaj qytetarëve, përfshirë edhe delegatët dhe anëtarët e PS-së, jam i detyruar dhe të dal edhe të bëj disa sqarime pasi organizata e ‘inceneratorëve’ nxorri sot në mënyrë të qëllimshme ‘zogun e Tiranës’ i cili në mënyrë fare brutale dhe banale, pasi ai nxjerr nga goja çdo gjë që i fusin në gojë, si ato konet që i lidhin nga një zinxhir për zhurmë. Ai e përdori përgjegjës Presidentin për të gjithë stërkëmbëshat që Rilindja i ka bërë Shqipërisë.

Se  përse e bëri ajo dihet sepse bilanci është katastrofik. Gjithçka që Presidenti ka thënë 1 vit më parë është provuar mëse e qartë, që nga vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit, që nga afera e inceneratorëve, dhe shohim se pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është në një vend tjetër dhe kjo shitet si sukses. Ndërkohë që koka e gjithçkaje e shet këtë si sukses të reformës në drejtësi duke thënë se të gjithë duhet të shkojnë në burg, ndërsa unë jo”
, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat