Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit në Shqipëri

Më: 10 prill 2022 Në ora: 07:55
Ilustrim

​Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri bën të ditur se moti do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot të vranët.

Reshjet e shiut gjatë gjithë ditës parashikohen me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash.

Në zonat malore mbi 1000 m parashikohet reshje bore si dhe mjegull e mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim juglindje-veriperëndim mesatare në forcim gjatë pasdites në brigjet e Jonit. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat