Rama mbërrin në Berlin, video nga pritja ceremoniale që i bëhet në aeroport

Shqipëria

Rama mbërrin në Berlin, video nga pritja ceremoniale që i bëhet në aeroport

Më: 10 prill 2022 Në ora: 17:07
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku edhe do të zhvillojë një takim me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ai ka  publikuar disa pamje nga pritja ceremoniale që i është bërë atij në aeroport nga autoritetet gjermane.

Takimi mes shefit të qeverisë shqiptare Rama dhe kancelarit Scholz do të nisë nesër në orën 18:00, e më pas, të dy politikanët do të dalin në një konferencë për shtyp.

Fokusi i bisedës mes Ramës e Scholz do jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si dhe çështje të tjera ekonomike e politike mes dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat