Rama vizitë zyrtare në Berlin, ja kush e shoqëron nga kabineti. Temat e diskutimit me zyrtarët gjerman

Shqipëria

Rama vizitë zyrtare në Berlin, ja kush e shoqëron nga kabineti. Temat e diskutimit me zyrtarët gjerman

Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:21
Pamje nga vizita

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku ditën e nesërme (11 prill) do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë.

Gazetarja e Ora News, e cila ndodhet në Berlin për të ndjekur nga afër zhvillimet politike, bën me dije se Rama në Berlin ka shkuar i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali, Delina Ibrahimaj, si dhe zv,kryetarin e Bashkisë së Tiranës  Arbjan Mazniku.

Sipas gazetares se temat që do diskutohen nesër janë: Integrimi i Shqipërisë në BE, lufta në Ukrainë  dhe ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor.

Rama fillimisht do të takohet me kryetaren e bashkisë së Berlinit.  Franziska Giffey, ndërsa në orën 18;00 do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku më pas do të mbajnë dhe konferencë të përbashkët.

Agjenda

E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat