Sanksionet nga SHBA, Braçe: Proces pozitiv! Do të ketë koment të Grupit Parlamentar të PS-së

Shqipëria

Sanksionet nga SHBA, Braçe: Proces pozitiv! Do të ketë koment të Grupit Parlamentar të PS-së

Më: 11 prill 2022 Në ora: 21:26

Deputeti socialist Erion Braçe e konsideron një proces pozitiv ‘pastrimin’ e Ballkanit Perëndimor nga figura të përfshira në krim dhe korrupsion.

I ftuar në emisionin Top Story nga Sokol Balla në Top Channel ai shprehet se do të ketë një koment më vonë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.

“Unë se shikoj si anë, është një proces i shpallur nga Biden shumë i qartë. Biden e ka shpallur si antikorrupsionin dhe korrupsionin si rrezik jo vetëm në Amerikë por edhe jashtë saj. Një proces shumë pozitiv që ndihmon demokracitë me probleme, siç janë në rajonin tonë apo Shqipëri.

Nuk kam asnjë koment në lidhje me Departamentin e Thesarit. Do të jetë një koment të grupit parlamentar të partisë. Kreu do të ketë një qëndrim të qartë të të gjithë forumit. nëse doni të dini mendimin tim personal duhet të ketë një standard, atë do të kemi edhe për të fundit që do të sanksionohet në këtë proces“, tha Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat