‘Lufta’ në Gjykatë, hidhet sot shorti në Apel, kush është gjyqtarja që ka në dorë fatin

Shqipëria

‘Lufta’ në Gjykatë, hidhet sot shorti në Apel, kush është gjyqtarja që ka në dorë fatin

Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:26
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Gjykata e Tiranës i ka dërguar Apelit ankimimin që ka bërë vetë Partia Demokratike, për njohjen e statutit të datës 17 Korrik. Në Apel pritet që të hidhet po sot edhe shorti, për të përcaktuar gjyqtarin që do të shqyrtojë kërkesën e Bardhit.

Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij online, si edhe në përgjithësi opinionit publik, informojmë sa vijon:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi;me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar ngagjyqtare znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka vendosur:

“1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

Sot në datën 12.04.2022, është  dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë  Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm.

Shorti për caktimin  e relatorit të cështjës, do të hidhet po sot, në datën 12.04.2022, ora 14:30.

Publiku do të informohet në vijim për të gjitha aspektet procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat