PS qëndrim për Ornaldo Rakipin - propozime edhe për emrin e Presidentit të ri

Shqipëria

PS qëndrim për Ornaldo Rakipin - propozime edhe për emrin e Presidentit të ri

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Shpallja non grata e ish-deputetit Aqif Rakipi ka vënë në lëvizje grupin parlamentar të PS. Burimet për Panorama.al bëjnë të ditur se ditën e martë do të mblidhet Grupi Parlamentar dhe do diskutojë për qëndrimin ndaj djalit të Aqif Rakipit, deputetit të PS, Ornaldo Rakipi.  

Po ashtu mësohet se në Grupin Parlamentar do të propozohen edhe emrat për Presidentin e ri.

Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se grupi që do të përzgjedhë kandidatët përbëhet nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknnuri dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Po ashtu sipas burimeve mësohet se të martë secili deputet do të depozitojë një zarf me tre emra. Zarfi do të jetë anonim dhe nuk do të ketë emër deputeti.

Pas mbledhjes së asamblesë pak dite me parë, Kryeministri Rama ishte shumë i qartë në vendimin që do të ndërmarrë PS për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

“Ne kemi nisur një proces. Ka një skuadër të mandatuar nga kryesia e PS për të hapur një kanal komunikimi me forca dhe grupe në Kuvend që përfaqësojnë anën tjetër. Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS I ka votat për ta zgjedhur vetë presidentin dhe nuk varët nga votat e tjerëve, dhe kështu që edhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme”, u shpreh Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat