Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit në Shqipëri

Më: 15 prill 2022 Në ora: 07:18
Ilustrim

Sipas Meteoalb vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë dhe vranësira të lehta.

Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht në pothuajse të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat