Raporti me Ramën, Meta e lë “derën” hapur

Shqipëria

Raporti me Ramën, Meta e lë “derën” hapur

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:50
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta si duket lë një derë hapur edhe për kryeministrin Edi Rama pavarësisht retorikës së ashpër që kanë pasur gjatë këtyre viteve që ka qenë në krye të presidencës.

I pyetur nëse do të ketë një pikë takimi mes tij dhe Ramës pas lënies së mandatit të presidentit, Meta nuk e përjashtoi kategorikisht si mundësi, duke theksuar se në politikë janë të rëndësishme idetë që i shërbejnë të ardhmes.

“Në politikë janë të rëndësishme idetë dhe sidomos kur ato janë të kohës de kur i shërbejnë të ardhmes. Unë kam treguar se idetë për të cilat jam përkushtuar në politikë kanë qenë të tilla”, tha Meta.

Më herët Meta theksoi se LSI u nda nga PS, sepse kjo e fundit sipas tij pengoi integrimin e vendit.

“Angazhimi im politik përpara se të merrja detyrën e presidentit dhe përmbushja e kësaj detyre në presidencë janë dy gjëra të ndryshme. Unë jam ndarë me PD në 2004 sepse ajo ishte kthyer në një pengesë të integrimit të vendit në BE. Në 2005 LSI luajti rol përcaktues për t’i dhënë fund një qeverie që kishte penguar integrimin. Themelova LSI për të zhbllokuar integrimin. LSI ka luajtur rol përcaktues për integrimin”.

Ndër të tjera Meta thotë se gjithmonë ka pasur probleme mes institucionit të Presidentit dhe mazhorancës pasi kjo e fundit ka tentuar ta kapë këtë pushtet. Sipas tij, periudha më e paqtë e këtyre marrëdhënieve ka qenë në kohën kur ishte Meta kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat