E reja vdiq në aksident, i fejuari prek me fjalët: Ma copëtove zemrën, mezi pres të bashkohemi

Shqipëria

E reja vdiq në aksident, i fejuari prek me fjalët: Ma copëtove zemrën, mezi pres të bashkohemi

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:08
Daiana Galicaj dhe i fejuari i saj

Një aksident tragjik i mori jetën 24-vjeçares nga Kavaja, Daiana Galicaj në Itali. Kjo humbje ka shkaktuar shumë dhimbje tek i fejuari i vajzës së re. Djali ka bërë dedikime prekës për vajzën që e konsideronte dashurinë më të madhe të jetës. Në një foto të publikuar në rrjet, teksa shfaqej krahë të resë, ai shkruan:

“Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë. Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në botën tjetër ëndrrat që lamë përgjysmë.

Do jesh gjithmonë në zemrën time, dashuria ime!”.“Më kujtohet kjo ditë që më the më le të flas pak vetëm me detin. Ç’a fole me detin o dashur, ç’a që të largojë nga kjo jetë, pse o shpirt më le kështu, pse. Më merr me vete o dashuria ime, dua të jem pranë teje”.

Hëna në sfond dhe ata të dy pranë njëri-tjetrit përqafuar. Kështu e kujton i fejuari Daianën dhe shkruan:

“Kështu si shihnim hënën dhe flisnim për çdo gjë shpirt, kështu do të shohim dhe detin nga lart dhe do flasim prapë bashkë jetë”.“Këtë bluzë me shkrimin engjëll e pëlqeje shumë, ja u bërë engjëlli im tani. Zoti të mori pranë vetes. Tani po e vesh unë Inshalla na bashkon kjo bluzë”, shkruan i riu. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat