Basha president? Spiropali habit me përgjigjen

Shqipëria

Basha president? Spiropali habit me përgjigjen

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:42
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar rreth emrave të përfolur për zgjedhjen e presidentit të ri.

Spiropali është pyetur nëse e sheh ish-kryetarin e PD Lulzim Basha si kandidat për president të ardhshëm, Spiropali tha se është e pamundur, pasi sipas saj nuk ka asnjë shans dhe se Basha i ka humbur të gjitha mundësitë.

“Zotit Basha i janë dhënë të gjitha shanset që mund ti jepen një njërin në politikë. më shumë i janë dhënë sesa i ka marrë. I janë humbur të gjitha rastet”, tha Spiropali.

Spiropali: Asnjë shans.

Ka një mundësi?

Spiropali: Jo. Me atë pamje ka vazhduar të bëjë përpara por e pamundur. I ka humbur të gjitha shanset, nuk ka më shans të ri, për president jo e jo. Këto thashethemet për Bashën i hap ky tjetri, ky B-ja tjetër (ish-kryeministri Sali Berisha).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat