Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit në Shqipëri

Më: 16 prill 2022 Në ora: 07:11
Ilustrim

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore

. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat