Historia e trishtë e 40-vjeçares: Burri më rrihte, humba fëmijën nga përdhunimi

Shqipëria

Historia e trishtë e 40-vjeçares: Burri më rrihte, humba fëmijën nga përdhunimi

Më: 16 prill 2022 Në ora: 09:16
Pamje nga video

Gratë që dhunohen nga burrat ne Shqipëri, në të shumtën e rasteve duhet ta zgjidhin vete dramën e tyre, pasi viktimat nuk gjejnë mbështetje nga familja, shoqëria apo institucionet. Këtë gjë ka bërë dhe një 40-vjeçare e cila si pasojë e abuzimit seksual nga i shoqi ka humbur fëmijën e saj në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Kjo 40 vjeçare është një nga qindra gratë e dhunuara nga bashkëshorti i saj.

Ajo u martua në moshë të vogël, me mblesëri, por lidhja nuk i ofroi paqe qe duhet të ketë një familje.

Tregon se bashkëshorti i saj nuk e linte të dilte jashtë pragut të shtëpisë ndërsa sa here që ai konsumonte alkool ajo dhunohej.

“5 vitet e para kalonim mirë, pastaj filloi duke pirë, grindje, mosmarrëveshje, xhelozi. Kisha frikë të dilja jashtë se më thoshte mos dil.”

Nuk kishte asnjë mbështetje.

Teksa si shpëtim shihte familjen kjo e fundit i tregonte se të gjithë burrat kështu sillen.

“Shkoja te babi e larë nga gjaku dhe më thoshte hë se kështu bëjnë burrat. Fale dhe këtë herë.”

Rastin e tmerrshëm kur u dhunua e mban mend. Kësaj here ishte dhune seksuale nga e cila ajo humbi dhe fëmijën 7 muajsh që kishte ne bark.

“Më ka hedhur edhe në sobë, më ka djegur. Më ka shtyrë te soba e zjarrit. Nuk më hiqen nga mendja përdhunimet. Kam pasur një fëmijë që më ka vdekur në bark nga dhuna e tij. Në sy të fëmijëve më përdhunonte me zor.”

Pas gjithë këtyre ngjarjeve monstruoze te shkaktuar nga i shoqi , vendosi ti jap fund makthit edhe pse me dy fëmijë. E sot ajo përcjell mesazhin për të gjitha femrat që të mos e falin asnjë burrë dhunues.

“Mos e durojnë fare dhunën sepse nuk kemi lindur për tu dhunuar.”

Por ajo ka një thirrje për institucionet që ta mbështesin e ta shohin rastin e saj me përparësi ndërsa kërkon ta ndihmojnë të bëje divorcin pasi nuk ka te ardhura.

Për psikologen Marsela Lekli raste të tilla janë delikate e të tilla gra duhen mbështetur që të integrohen në shoqëri.

“Bashkitë normalisht që japin ndihmë ekonomike dhe sociale për të gjitha nënat kryefamiljare. Duke i ofruar një mundësi punësimi, duke pasur bashkëpunim me organizatat që janë pothuajse në gjithë vendin dhe kështu avash-avash socializohet me shoqërinë një grua e dhunuar.”

Vetëm në 4 muajt e parë të vitit, Gjykata e Tiranës ka lëshuar 132 urdhër-mbrojtje mes të cilëve 101 janë të menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat